TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa jemi në prag të zgjedhjeve për të mësuar emrin e kryedemokratit më 29 korrik, listat e anëtarësisë që do të votojnë është shkurtuar me 50 mijë anëtarë. Në Partinë Demokratike, tashmë do të votojnë vetëm 25 mijë anëtarë, një shifër që tregon një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor 2021, ku në lista ishin 75 mijë anëtarë.
Por lidhur me këtë realitet të ri të Partisë Demokratike, kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana e quan procesin legjitim ndërsa nënvizon se këto shkurtime vijnë pasi këta anëtarë kanë deklaruar se janë zyrtarisht pjesë e ‘Foltores’.
S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po... Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje. Kaq është numri i anëtarëve të cilët janë verifikuar.”- thotë Gjana.
Mbledhja ishte kryesisht për listat e anëtarësisë që do të votojnë. Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.
Sipas tij, tkurrja e listës së anëtarëve me 25 mijë nga 75 mijë që kanë qenë, nuk ka asnjë shkelje. Sipas tij kjo listë është tërësisht statutore.
“PD ka patur në dijeninë time, dikur edhe 120 dhe 12000 anëtarë. Ka patur një listë me 75 mijë anëtarë në 2021 nga të cilët të gatshëm për t’u bërë pjesë 40 mijë natërë. S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po... Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje. Kaq është numri i anëtarëve të cilët janë verifikuar.”- tha ai.
Sipas tij, procesi vlen dhe është legjitim.
"Secili ka të drejtën të luajë më shifra. Duke kontaktuar anëtarët e PD. Jo nuk janë kontaktuar të 75 mijë. Sepse pjesa e angazhuar në zgjedhjet e fundit në një grupim tjetër politk e parti të tj politke, njëra zyrtare e jo zyrtare nuk mund të jenë pjesë e votimit.”-tha ai.
Jemin Gjana e quan procesin legjitim. Ndërkohë që lista e demokratëve që do të votojnë është reduktuar në 25 mijë anëtarë.
"Zgjedhjet janë tërësisht legjitime. Kush pretendon për mungesë legjitimeti, debati nuk është debat rruge por ka institucione brenda partisë dhe jashtë që marrin vendime dhe e çojnë drejtësinë në vend. Kush ka ankesa aty e ka sistemin për tu ankuar" thotë Jemin Gjana
Nuk janë pjesë e listës ata që në zgjedhjet e 14 majit janë angazhuar në fushatën e koalicionit “Bashkë fitojmë”. “Bëhet fjalë për njerëz të angazhuar zyrtarisht dhe të deklaruar zyrtarisht si pjesë e foltores” tha Gjana.
Gjana ka folur edhe për vulën e PD-së që është kthyer në mollë sherri në PD. Sipas tij vula qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm.
“Sa për vulën, më vjen keq por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time ka qëndruar në zyrën e protokollit. S'e mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit. E dini pse e morëm vendimin, sepse epo vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep. Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër.