TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Qarkun e Fierit, Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.
PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Sipas votave të numëruara deri më tani, në Kuvend futen Ceno Klosi me 15208, Klevis Jahaj me 12293, Asfloral Haxhiu me 11567 vota, Antoneta Dhima me 6460 vota, Elton Korreshi me 5944 vota, Zegjine Çaushi me 3836 vota dhe Dhimitër Kruti 3608 vota. Mes Çaushit po bëhet një luftë e ashpër me kandidaten tjetër Maldrita Bardho me 3529 vota, [pasi në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.
Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, pa arritur të fitojë ndonjë mandat përmes votës preferenciale dhe duke humbur një vend në listën e mbyllur.
Vijon ende numërimi i kutive të qarkut të Fierit si për votat brenda dhe jashtë vendit.
Kliko këtu për të lexuar përditësimin e rezultateve në kohë reale dhe votat e kandidatëve
Deputetët e Partisë Socialiste – 12 mandate
Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
Ceno Klosi – 15208
Klevis Jahaj – 12293 vota
Asfloral Haxhiu – 11567 vota
Antoneta Dhima – 6460 vota
Elton Korreshi – 5977 vota
Zegjine Caushi – 3863 vota
Dhimitër Kruti, 3608 vota
Deputetët e PD-ASHM– 4 mandate
Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)