TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lëvizja "Shqipëria Bëhet", do të dorëzojë ditën e nesërme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve mbi 20 mijë firma të qytetarëve në lidhje me votën e diasporës. Në një njoftim zyrtar për mediat bëhet me dije se dorëzimi do të bëhet nesër në mesditë në orën 12:00.
Draft-propozimi i Lëvizjes Bashkë, dhe nënshkrimi i 20 mijë qytetarëve ka si synim ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit Shqipërisë.
Më tej në njoftim thuhet se para dorëzimit të firmave në KQZ, kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj do të ketë një deklaratë për mediat ku do të japë më tepër detaje.
Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' dorëzon nesër, ora 12:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi 20 mijë nënshkrime qytetare, për projektligjin 'Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10019, datë 29.12.2008, 'Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë', lidhur me 'Votën e Diasporës' dhe 'Hapjen e Listave Zgjedhore'. Përpara dorëzimit, Adriatik Lapaj do të ketë një deklaratë për media para KQZ-së. Ju mirëpresim!