TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pedagogu i Universitetit Politeknik ka bërë thirrje Qeverisë që të mos e lënë 'trurin' e Shqipërisë të largohet nga vendi.
Gjatë protestës së sotme, ai u shpreh se nëse Qeveria investon te paga e pedagogëve do të kursejnë më shumë para të cilat do t'i kalojnë grante për kërkim shkencor dhe për të zgjidhur problematika të tjera.
Ai i bën thirrje ministrisë së Arsimit që të paktën të kenë rrogat e njëjta me ato të Kosovës.
“Qeveria jonë kërkon të investojë për sigurinë kibernetike miliona dollarë. Trurin e keni këtu, e ka fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Truri tjetër tek universitet Politeknik investoni tek ky tru para se ky tru të iki, e do të kurseni e më shumë lekë e këto para të kalojnë grante për kërkimin shkencor e stafin akademik për të zgjedhur problematikat. Kërkohen investime në fushën energjisë ekspertët po këtu i keni, kërkoni ndihmë e zgjidhjen ua japin kemi qenë gjithmonë të gatshëm.
Nëse nuk keni ekspertë në qeveri për grantet apo pagat keni Fakultetin e Ekonomikut shkoni e atje, kudo i keni ekspertët, mjafton dëshira.
I bëj thirrje ministres së Arsimit meqë ka dalë nga auditori jonë ju lutem na ktheni dinjitetin na çoni të paktën në kategorinë e Kosovës, nuk po kërkojmë Malin e Zi apo BE, ky është vetëm fillimi, shihemi në protestën e radhës."- u shpreh ai.