AKTUALITET, 21 Prill 2025, 11:32

Vlorë/ Ngjarja e rëndë: 43-vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi, çfarë dyshohet

Vlorë/ Ngjarja e rëndë: 43-vjeçarja gjendet e vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorës, ku një grua 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është shtetasja G.A., dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Mësohet se e ndjera vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka nisur hetimet në bashkëpunim me prokurorinë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, në banesën e saj në fshatin Kaninë, shtetasja G. A., 43 vjeçe, e cila vuante gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.