AKTUALITET, 20 Prill 2025, 19:34

"Edhe po s'e kapa, ti do të bësh sikur e kapa", Rama shpërndan videon e socialistes që luan në zyrën elektorale

"Edhe po s'e kapa, ti do të bësh sikur e kapa", Rama

Kryesocialisti Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet e tij sociale një tjetër video, lidhur me fushatën elektorale të 11 majit. Në videon e postuar shihet një vajzë që është duke luajtur ‘darts’ në zyrë, loja e njohur mes sfidës se kush ka më parë në shenjë objektivin.

Në video shihet një vajzë që tenton të marrë shënjestër, edhe nga pamjet shihet që ajo godet në shenjë.
'Do provojmë fatin. Tani unë dhe mund ta kap, por edhe po s'e kapa, ti do bësh sikur unë e kapa.' -thotë vajza në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)