AKTUALITET, 21 Prill 2025, 11:27

Akuzat/ Berisha zbulon letrën që i la Dumanit në SPAK: McGonigal çdo ditë i çon mesazhe nga qelia Ramës. Balla, anëtar 'Toyota Yaris'

Akuzat/ Berisha zbulon letrën që i la Dumanit në SPAK: McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme është paraqitur në SPAK për zbatimin e masës "detyrim paraqitjeje" në lidhje me dosjen “Partizani”.

Në deklaratën e tij për gazetarët, Berisha është shprehur se ardhja e tij në SPAK shërben si dëshmi e keqpërdorimit politik të drejtësisë, Edi Rama.

’’Të dashur qytetarë dhe qytetare, erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kunërshtarët politikë.

Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare.Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt’’, është shprehur Berisha.

Ndërkohë, kreu i opozitës ka treguar dhe për letrën që i ka lënë kryetarit të SPAK-ut, Altin Dumanit, ku zbulon se ish-agjenti i FBI-së i dërgon Edi Ramës çdo ditë mesazhe.

“Dumanit të Ramës i lashë një shënim; mbyllja e aferës McGonigal nga Dumani përbën një krim ndërkombëtar se e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do mund të shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatës amerikane kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni por u korruptua duke marrë paratë e Edi Ramës.

Për dijeni të shqiptarëve McGonigal çdo ditë i çon mesazhe nga qelia Ramës, paratë mi dhe ti me të cilat më komprometove. Pritet vota e shqiptarëve në 11 maj që Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë”, shkruhen në letrën e Berishës.

Gjithashtu në fjalën e tij hedh akuza ndaj deputetit të PS-së, Taulant Ballës, ku është shprehur se SPAK nuk po e heton, pasi sipas tij është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, Suel Çelës dhe të Bajrëve.

“Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike.

Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve”, ka thënë Berisha.