Desktop - General - 1
AKTUALITET, 11 Maj 2022, 20:44

Vlorë, gjendet i pajetë një bari në stan

Vlorë, gjendet i pajetë një bari në stan

Një bari është gjetur i pajetë në një stan në Vlorë.

Policia njofton se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës 63 vjeç.

“Në një stan, në malin Shashicë, është gjetur nga shtetasi A.Z., pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e bluve.