TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ngjarje janë regjistruar në Vlorë përgjatë orëve të natës në kohë të ndryshme.
Policia bën me dije se rreth orës 02:00 ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara në pronësi të D. S, Z. K dhe Y. I.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje. Ndërkohë që po gjatë orëve të natës i është vënë zjarri një dyqani mallrash me shumicës në lagjen “Hajro Çakërri”, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka identifikuar autorin Q. M., 39 vjeç, dhe aktualisht po punohet për kapjen e tij.
Sipas uniformave blu, 39-vjeçari nuk është ndalur me djegien e dyqanit.
Ai ka tentuar të djegë automjetin e parkuar në afërsi të banesës së pronarit të dyqanit F. V., 65 vjeç.