AKTUALITET, 29 Dhjetor 2022, 19:50

“Fytyra e pashpirt e rilindasve”/ Partia e Lirisë: Kryebashkiakja e Lushnjës festoi pas vdekjes së qytetares në zyrë

“Fytyra e pashpirt e rilindasve”/ Partia e Lirisë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vdekjes së qytetares, Shpresa Cani, e cila ndërroi jetë në ambientet e bashkisë Lushnje, pas takimit që ajo pati me kryebashkiaken Eriselda Sefa.

Blushi drejton gishtin nga kryebashkiakja, që sipas tij vetëm disa ore pas ngjarjes shkoi të festonte vitin e ri.

Sipas tij, “kjo është fytyra e pashpirt e “rilindasve”, festojnë edhe në mort me lekët që i vjedhin popullit”.

“Fytyra e pashpirt e rilindasve”/ Partia e Lirisë:

KRYEBASHKIAKJA E LUSHNJES FESTOI PAS VDEKJES SË QYTETARES NË ZYRË!

Pak orë pasi qytetarja Sh.C ndërroi jetë në zyrën e saj duke i kërkuar ndihmën e mohuar ekonomike, kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it.

Kjo është fytyra e pashpirt e “rilindasve”: Festojnë edhe në mort me lekët që i vjedhin popullit çdo ditë dhe zero reflektim për hallet e një zonje që humbi jetën në zyrat e shtetit për shkak të keqqeverisjes, mjerimit, mosdëgjimit dhe braktisjes së qytetarëve!

???? Fotot e publikuara nga Taulant Balla pak orë pas tragjedisë në zyrën e Bashkisë së Lushnjes.