TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit brazilian Pele.
Një lajm, të cilin kreu i PL-së nuk kërkon që ta pranojë. Në Facebook ai shkruan se “legjendat nuk vdesin kurrë”.
“Një “lajm i gënjeshtërt” po qarkullon! Pele nuk vdes kurrë sepse ky është fat i Legjendave!”, shkruan Ilir Meta.
Pele u nda sot nga jeta në moshën 82-vjecare. Prej kohësh, ai vuante nga kanceri në zorrën e trashë, ç’ka i solli dhe vdekjen. Ai ishte shtruar në spital në fillim të muajit ku po kurohej, por nuk arriti t’i mbijetonte.
Disa ditë më parë, familjarët e tij publikuan një video nga spitali, ku shihej Pele i cili ishte i shtrirë. Mediat shkruan disa ditë më parë se vetë familjarët kishin bërë përgatitjet për humbjen e 82-vjeçarit.