AKTUALITET, 29 Dhjetor 2022, 19:42

Garoi në Primaret e Berishës për Bashkinë e Tiranës, ish-kandidati shkon në darkën e Alibeajt

Garoi në Primaret e Berishës për Bashkinë e Tiranës,
Merkoçi në darkën e Alibeajt

Kandidati i "Primareve" në Tiranë, Fatmir Merkoçi, mbrëmjen e djeshme është shfaqur në një darkë të organizuar nga Enkelejd Alibeaj me rastin e festave të fundvitit. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme, Merkoçi troket gotat me Alibeajn, ku shfaqet edhe i buzëqeshur.

Siç duket, pas zhgënjimit në "Primare", Merkoçi ka "tradhtuar" Berishën duke kaluar në krahun e Alibeajt. Kujtojmë se edhe kandidati i "Primareve" në Kamës Shemsi Prençi u shfaq para dy ditën krah Alibeajt në një takim me demokratët.