AKTUALITET, 29 Dhjetor 2022, 20:07

Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e djeshme, pasi ishte në kërkim për trafik droge.

Shqiptari është arrestuar në provincën e Fermos në vendin fqinj. Sipas mediave italiane, gjykata e Apelit në Perugia, e ka dënuar me 11 vite e 4 muaj burg për trafik droge.

Pas arrestimit, 43-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Fermos.