AKTUALITET, 26 Tetor 2023, 10:54

Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi është arrestuar ditën e sotme.

Dashi u arrestua teksa ishte në zyrën e saj.

Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë.

Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se bëhet fjalë se bëhet fjalë për një çështje të nisur tre vite më parë lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.

Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj.