TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Odesa të Ukrainës.
Spiropali në një postim në faqen e saj në Facebook shkruan se ka marrë pjesë në një ceremoni për nderimin e heronjve të luftës në Ukrainë.
Spiropali ndau edhe pamje nga ceremoniam ku shfaqet duke bërë homazhe përkrah Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderëve të tjerë europianë, përfshirë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë kroat Andrej Plenković.
“Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes”, shkruan mes të tjerash Spiropali.
Postimi i Spiropalit në Facebook:
Odesa, Parku Taras Shevchenko
Ceremoni në nderim të heronjve të luftës në Ukrainë.
Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes.