AKTUALITET, 11 Qershor 2025, 21:32

Kontrolle të imtësishme pishinave në kryeqytet, kryeinspektori: Nëse nuk plotësojnë standardet do të mbyllen

Kontrolle të imtësishme pishinave në kryeqytet, kryeinspektori:

Të gjitha pishinat e kryeqytetit po kalojnë në sitën e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Kryeinspektori i Tiranës, Klinton Leka, bëri me dije për Euronews se aktualisht pishinat po kontrollohen për të parë nëse plotësojnë standardet për të ofruar shërbim cilësor për qytetarët.

I vendosur, ai paralajmëroi se asnjë pishinë pa standarde nuk do të qëndrojë e hapur.

Ndërsa inspektorët do të jenë në terren përgjatë gjithë verës, ai kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për evidentimin e atyre që cenojnë sigurinë e pushuesve.

Por paralelisht, edhe frekuentuesit e pishinave duhet të respektojnë rregullat e vendosura për të ruajtur kushtet higjienike.