AKTUALITET, 11 Qershor 2025, 22:27

EMRI/ Zbulohet identiteti i viktimës në Klos. 65-vjeçari u godit 3 herë me thikë

EMRI/ Zbulohet identiteti i viktimës në Klos. 65-vjeçari u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks. 

Viktima është identifikuar si Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima, sipas këqyrjes paraprake tre të tilla. Policia është nisur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.