TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vajza e Selim Velsulës, i cili u masakrua me thikë nga kushëriri i tij, ka deklaruar se nuk e fal gjakun e të atit.
Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi, ajo ka kërkuar që autori të dënohet me burgim të përjetshëm, ose ndryshe ajo do t’i “marrë punët në duart e saj”.
“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë.
Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund.
Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.
