AKTUALITET, 12 Qershor 2025, 09:14

PS 'mbushi' 34 vite, Rama: Flamuri i saj ngjitur lart falë 856,177 zemrave që u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

PS 'mbushi' 34 vite, Rama: Flamuri i saj ngjitur lart falë

Ditën e sotme, Partia Socialiste shënon 34 vite nga lindja e saj. Për këtë, ka ardhur një urim nga vetë kryesocialisti, njëherësh dhe kryeministër i Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ndan foton e një trendafili, simbolikë kjo e kësaj force politike, teksa e shoqëron me një urim për socialistët dhe falenderim për të gjithë ata që e kanë votuar.

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkruan Rama në rrjete sociale.