TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i njohur Mehdi Malkaj mësohet se ka shfaqur probleme me zemrën dhe dje pasdite është shtruar në Qendrës Spitalore "Nënë Tereza".
Fatmirësisht, gjendja e tij është e qetë dhe e stabilizuar, por sërish ai po mbahet në reanimacion dhe nën kujdesin intensiv të mantelbardhëve të QSUT-së.
Mehdi Malkaj ndodhet në reanimacionin e Kardiologjisë dhe mjekët janë angazhuar maksimalisht për shëndetin e tij.
Malkaj është njëri prej aktorëve të njohur të kinematografisë shqiptare. Miqtë që po i qëndrojnë pranë, thonë se edhe në këto momente të vështira për të, Mehdiu nuk e ka ndalur humorin.
Veç angazhimit në kinematografi, Mehdi Malkaj është një ndër qytetarët më aktivë të Tiranës dhe Shqipërisë, i cili ka harruar vitet e moshës dhe e gjen në mbështetje të çdo nisme dhe kauze që ka për qëllim primar atdheun.
Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliaj dhe është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Filloi menjëherë punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës, ku ka luajtur dhjetëra role.