TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej katër ditësh, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës vijon të jetë ende në flakë.
Mbetjet e grumbulluara prej vitesh vazhdojnë të digjen, duke shkaktuar një re tymi që ka mbuluar pjesën më të madhe të qytetit.
Nuk është rasti i parë që vendgrumbullimit të mbetjeve i vendoset flaka, megjithatë, nuk ka asnjë person të ndaluar nga policia lidhur me rastet e përsëritura.
Ndërkohë po në qytetin e Vlorës nuk ka mjaftuar djegia mbeturinave, por në afërsi të ish-fabrikës së Sodës, një grua u ka vendosur zjarrin disa gomave të makinave duke krijuar një re tymi të zi në të gjithë atë zonë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë bërë te mundur shuarjen e zjarrit të gomave. Ndërsa gruaja që i vendosi zjarrin gomave është marrë në pyetje nga policia.