AKTUALITET, 28 Dhjetor 2024, 21:26

Aksioni/ U kap me armë dhe me drogë në hotel, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Aksioni/ U kap me armë dhe me drogë në hotel, arrestohet

Një i ri shqiptar është arrestuar në një hotel në Rimini, pasi është kapur me armë pa leje.

Sipas mediave italiane 28-vjeçari shqiptar është ndalur gjatë një kontrolli nga policia, ku efektivët gjetën në ballkonin e dhomës së tij një pistoletë të kalibrit 9 mm të llojit “Beretta” me numër serie të gërryer, gati për përdorim me karikator me 7 fishekë, të fshehur në një qese plastike në ballkonin e dhomës së tij.

28-vjeçari shqiptar pasi hezitoi të hapte derën e dhomës së gjumit, ka dorëzuar edhe 0.36 gram kokainë për përdorim personal.

Arma dhe municioni u sekuestruan dhe burri rrezikon deri në 6 vjet burg dhe 15 mijë euro gjobë.