TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK, ka përfunduar hetimet për dosjen e dytë penale kundër Jorgo Goros, ish-kryetarin e bashkisë Himarë, i cili u arrestua në 23 Mars 2024 me urdhër të prokurorisë së Posaçme.
Vendimi për mbylljen e hetimeve është kryer disa javë pasi Gjykata e Posaçme, vendosi të kalojë në seancë gjyqësore dosjen e parë kundër tij, ku ai akuzohet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në dy raste dhe “Mosdeklarim pasurie”.
Tashmë pritet që edhe hetimi i dytë për sipërfaqe toke të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”, të cilat ndodhen në zonën e Himarës,pritet të kalojnë në gjykim.
Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë në vitin 2022 nga mësuesi i shkollës 9-vjeçare në Himarë, Irakli Likoka.
Rasti është hetuar fillimisht në Vlorë dhe më pas çështja ka kaluar në SPAK, duke çuar në caktimin e një mase të dytë sigurimi “Arrest në burg” për Jorgo Goron.
Tashmë hetimi kundër ish-zyrtarit të Partisë Sociliste është mbyllur dhe çështja pritet ti kalojë për shyrtim gjyqësor, Gjykatës së Posaçme.