AKTUALITET, 29 Dhjetor 2024, 10:30

Vajza denoncon zhdukjen e babait: U largua nga banesa dhe nuk u kthye më

Vajza denoncon zhdukjen e babait: U largua nga banesa dhe nuk u kthye më

Një vajzë ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të saj.

Policia e kryeqytetit në një njoftim zyrtar thotë se në datën 26 dhjetor shtetasja S.D ka kallëzuar se babai i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Nga ana e uniformave blu është bërë shpallja ne kërkim e 48-vjeçarit dhe po punohet për gjetjen e tij.

"Shtetësja S.D,  kallëzon se më datë 26.12.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i saj shtetasi Gj.D,  48 vjeç,  banues  në Tiranë. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"- njoftoi policia.