TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e ndezjes së qiriut të dytë me rastin e festës hebraike Hanukkah.
I pranishëm në ceremoni ishte Ambasadorja izraelite Galit Peleg si dhe presidenti i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Amos Dojaka. Krah kryeministrit ishte prezente dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Hanukka ndryshe simbolizon festën e dritave dhe të mrekullive, një ritual i cili sjell më shumë paqe dhe me shpresën që mrekullitë të ndodhin.
“Shqipëria është simbol i harmonisë dhe tolerancës fetare”, shkruhet në postimin shoqëruar me një foto tëshkrepur në momentin kur të pranishmit në ceremoni ndezin qiriun e dytë.
“Kryeministri Z. Edi Rama ndezi qiriun e dytë të Hanukkës me Ambasadoren e Izraelit Znj. Galit Peleg dhe Presidentin e Komunitetit hebre në Shqipëri Z. Amos Dojaka.
Shqipëria është simbol i harmonisë dhe tolerancës fetare.
Gëzuar Vitin e Ri!” shkruhet në postim.