AKTUALITET, 2 Dhjetor 2023, 11:37

Nga Luçiano Boçi tek Ledio Nuraj, kush do të drejtojë Komisionin për punimet e Kuvendit Kombëtar ku do të votëbesohet Sali Berisha

Nga Luçiano Boçi tek Ledio Nuraj, kush do të drejtojë

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Rithemelimit, ku do të votëbesohet si kryetar Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit.

Punimet e këtij Kuvendi do të zhvillohet përmes dy Komisioneve:

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit:

Komisioni për verifikimin e mandateve:

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i tij kryetarit të Partisë nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar.

Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Votimi nuk pritet të ketë surpriza e Sali Berisha do të vazhdoje të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale të vitit 2025.