TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia spanjolle ka arrestuar dy shqiptarë në Barcelonë, pasi akuzohen për grabitje të pesë banesave. Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët kryesisht vidhnin bizhuteri dhe sende me vlerë.
Mësohet se shqiptarët e moshave 29 dhe 47 vjeç, pasi kryenin vjedhjet, largoheshin drejt një zone pyjore në Montgati, ku fshihnin veshjet dhe sendet e vjedhura. Sakaq ndryshonin targat e makinës, për të shmangur dyshime nga policia spanjolle.
Sakaq dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia spanjolle.