AKTUALITET, 12 Nëntor 2021, 17:11

Video/ U njoftua zyrtarisht për 11 dhjetorin, Edi Paloka letër Bashës për Kuvendin

Video/ U njoftua zyrtarisht për 11 dhjetorin, Edi Paloka letër

Pas dorëzimit të 4200 formularëve dhe firmave të delegatëve që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka që mori edhe në dorëzim këto formular, ka vënë në dijeni me një shkresë zyrtare kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

SYRI TV disponon shkresën që Paloka i ka dorëzuar Lulzim Bashës në zyrën e tij, ku e njofton që 4200 delegatë kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në datë 11 dhjetor, duke rrëzuar kështu edhe pretendimin se nuk është respektuar procedura dhe marrja e dijenisë nga drejtuesit aktual të PD-së.

Letra e Edi Palokës

Z. Kryetar

Ju bëj me dije se në datën 10.11.2021 ora 20.00, pranë zyrës time, janë depozituar njoftimi dhe 4200 formularë kërkese, të cilët informojnë mbi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë në datën 11.12.2021 pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Formularët e kërkesës janë të gjithë të nënshkruar, dhe përmbajnë të dhëna si emër, atësi, mbiemër, numër identiteti, informacion për strukturën e Partisë Demokratike në të cilën aderojnë nënshkruesit dhe /ose funksioni që ata mbajnë në parti.

KRYETARI I KËSHILLIT KOMBËTAR

EDI PALOKA

Video/ U njoftua zyrtarisht për 11 dhjetorin, Edi Paloka letër

Pikërisht kjo letër drejtuar zyrtarisht në zyrën e zotit Lulzim Basha, rrëzon pretendimit për mosmarrjen e dijenisë. Ndërkohë kërkesa e 4200 delegatëve u dorëzua në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar si institucioni më i lartë legjitim dhe i konstituuar.

Sipas Statutit të Partisë Demokratike është pikërisht Këshilli Kombëtar që në përputhje me programin, Statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar, drejton veprimtarinë politike të Partisë në periudhën midis dy Kuvendeve.