TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeqyteti është goditur mesditën e sotme nga një stuhi e fortë ere dhe shiu.
Në pak sekonda moti mori kthesë ndërsa gjithçka nisi me një erë të fortë, e cila u pasua me shkarkime të reshjeve të shiut me intensitet të lartë.
Më herët Bashkia e Tiranës, bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të kontaktojnë autoritetet për çdo emergjencë.
“Të dashur qytetarë. Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.
Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja”, njofton bashkia.
Strukturat e bashkisë së Tiranës dhe emergjencat civile bëjnë të ditur se janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat:
112 – Emergjencat Civile
127 – Urgjenca Mjekësore
128 – Policia", thuhej në njoftim.