TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“KiE ka afruar me një vit misionin monitorues në vendin tonë”.
Kështu deklaron demokrati Ilir Alimehmeti, duke marrë shkas dhe nga dorëheqjet masive në bashkitë e vendit, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Alimehmeti thekson se qeveria ka bërë ndërhyrje antiligjore te pushteti vendor.
Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti shton më tej se KiE kishte planifikuar dërgimin e monitoruesve lidhur me zbatimin e Autonomisë Vendore, në vitin 2026, por nisur nga situata e krijuar në bashkitë e vendit, ekipi pritet të mbërrijë më herët.
Reagimi i Alimehmetit
Në përgjigje të ndërhyrjeve antikushtetuese, antiligjore dhe kundër Kartës Europiane të pushtetit lokal nga ana e qeverisë, pas përpjekjeve dhe takimeve të shumta me diplomatë dhe partnerë ndërkombëtarë Këshilli i Europës (Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale) vendosi afrimin me një vit të datës së monitorimit të implementimit të Kartës Europiane në Shqipëri në vjeshtën e këtij viti, ndërkohë që ishte parashikuar për vitin 2026.
Hap pas hapi, e drejta do të vijë në vend me punë, mund dhe djersë!
Kokën lart dhe fundjavë të mbarë miq!
