TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkia e Tiranës ka bërë thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes për shkak të motit të përkeqësuar që pritet në ditët në vijim.
Sipas buletinit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga data 29 gusht deri më 2 shtator vendi do të përballet me situata të vështira atmosferike, me reshje shiu me intensitet të lartë.
“Të dashur qytetarë. Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.
Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja”, njofton bashkia.
Strukturat e bashkisë së Tiranës dhe emergjencat civile bëjnë të ditur se janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat:
112 – Emergjencat Civile
127 – Urgjenca Mjekësore
128 – Policia