TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me aksionin për mbrojtjen e territorit dhe vendosjen e rendit ligjor. Ai thekson se ndërhyrjet nuk po kufizohen vetëm në një zonë të vendit, por po shtrihen në Veri, Jug e Shqipërinë e Mesme, duke sjellë si shembull rastin e fundit në Kepin e Rodonit.
"Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit.
Shumë prej jush këtu, kanë një të drejtë të madhe kur komentojnë, “Shumë mirë që po goditen këto shkelje, po për ata që i kanë lejuar duke mbyllur sytë këto shkelje çfarë masash do merren?!”, prandaj paketa e re e masave do të parashikojë ndëshkime edhe për “symbyllurit”
Kepi i Rodonit", shkruan Rama.