AKTUALITET, 30 Gusht 2025, 10:41

Dyshohet se mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së

Dyshohet se mori ryshfet për të mos hequr tendën e një

Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT-së së Tiranës, K.ZH, i cili ishte në kërkim pasi mori dyshohet se mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.

Ai ka pretenduar se është vënë në dijeni nga media se ishte në kërkim dhe është vetëdorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij.

Ndërkohë, këtë të shtunë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj inspektorit tjetër të IMT-së, G.F, i cili u arrestua më herët në kuadër të së njëjtës çështje.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK, pasi një qytetar, pronar i një lokali, ka kallëzuar inspektorët duke i akuzuar se i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje.