AKTUALITET, 10 Tetor 2023, 11:36

VIDEO/ Punimet për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, Rama: Do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve për banorët dhe turistët

VIDEO/ Punimet për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.

Në video shihen punimet në segmentin Prekal-Kir, i cili është 17 km i gjatë.

Kreu i qeverisë shkruan se ndërtimi i rrugës do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët.

“Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë”, shkruan Rama.