TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e mjekësisë protestuan edhe sot para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e vendimit të qeverisë që i detyron ata të punojnë disa vite në vend pas diplomimit, ndryshe duhet të paguajnë tarifën e shkollimit.
Moderatori i emisionit "Të Paekspozuarit", Ylli Rakipi, pyeti njërin prej studentëve lidhur me protestën e tyre.
Biseda në studio
Rakipi: Ju jeni njëri prej studentëve të mjekësisë që protestoni kundër vendimit të qeverisë për të punuar tre vite në Shqipëri pas diplomimit. Ju jeni student i cilit vit?
Xhixha: Unë jam student i vitit të pestë.
Rakipi: Në këtë rast e drejta është me ju. Kjo mund të bëhet tani, por jo për ju që jeni në proces, sepse ti je duke mbaruar tani dhe është si të vuash një dënim. Ju konkretisht çfarë kontestoni?
Xhixha: Ne kemi që nga momenti kur u shpall ky projektligj, i miratua dhe pritet që të implementohet, e kndërshtojmë sepse na prek të drejtat tona themelore, si e drejta për të zgjedhur vetë vendin e punës dhe e drejta për të marrë diplomën në fund të studimit.
Rakipi: Unë besoj se keni të drejtë se nuk mund të ndërhyhet në fund të arsimimit tuaj. Ju dilni dhe demonstroni, po nëse ju donit të punoni në Gjermani dhe Francë, pse nuk studioni në këto vende? Shqipëria po prodhon mjekë për Evropën kur vetë është në emergjencë për mjekë. Tani të shkojnë mjekët shqiptarë dhe t’u shërbejnë pleqve gjermanë, unë, edhe pse nuk e dua këtë politikë dhe këtë qeveri, nuk e kuptoj, të them të drejtën. Ose paguaj tarifën e plotë të studimit dhe shko.
Xhixha: Jo të gjithë studentët që studiojnë në fakultetin e Mjekësisë dëshirojnë që të largohen, sepse pjesa më e madhe duan që të rrinë në Shqipëri dhe të punojnë, por ajo që kërkojmë është për kushtet dhe pagesa dinjitoze. Nga ana tjetër, si në çdo vend të lirë, ka individë me ambicie ekonomike dhe profesionale dhe të bëjnë studimet këtu pasi e konsiderojnë veten të brishtë deri në përfundimin e ciklit 6-vjeçar dhe më pas të studiojnë në vende për perfeksionimin e tyre nga ana akademike.
Goci: Mendoj se protesta e studentëve të mjekësisë është shumë përfaqësuese për gjithë krizën universitare dhe te ajo protestë ne shikojmë shtrëngimin politik mbi arsimin. Sot edhe përzgjedhja e degës është e kontrolluar.
Rakipi: A është e drejtë që shqiptarët e paguajnë shkollimin, të paguajnë taksat, që të ikin për të punuar në Gjermani, pra shkurt po paguajmë që mjekët shqiptarë t’u shërbejnë gjermanëve.
Sejamini: Ne kemi një problem me mjekët, sepse një mjek do 5 vjet të prodhohet dhe 5 vite për ta zëvendësuar. Ne nuk kemi mjekë sa duhet, veçanërisht në zonat jashtë Tiranës, ky është produkt i politikave publike. Unë jam kundër vendimeve, komandave dhe urdhrave, por ky problem duhet trajtuar sepse ne do të mbetemi pa mjekë dhe ne nuk duhet ta injorojmë. Unë nuk e di se si është formula, por nëse ministria i thotë kthe paratë dhe ik, më duket e ndershme, por nëse i thotë do të shkosh patjetër atje, ky është problem tjetër.
Rakipi: Ju thotë qeveria kthe paratë dhe ik?
Xhixha: Deri tani qeveria nuk thotë kthe paratë dhe ik. Thotë ose do të firmosësh kontratën ku je i detyruar që të punosh për disa vite, ose do të punosh 2 vite në një zonë të Shqipërisë që nuk e dimë se ku do të emërohemi nga komisioni, ose tre vite, ose 5 ose të paguash tarifën reale që ende nuk është përllogaritur dhe janë fiktive që janë llogaritur në shifra stratosferike 6.8 milionë lekë të vjetra.