TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se prej gati dy dekadash universiteti është dobësuar dhe zvetënuar. Goci tha se problem kryesor në universitet është bërë shndërrimi i i tij në një vend punësimi për qëllime elektorale nga partia në pushtet.
“Prej gati dy dekadash universiteti ka ardhur drejt një zvetënimi dhe dobësimi që ka prodhuar pasoja katastrofale për shoqërinë shqiptare. Më shqetëson fakti se pse duhet të dalë rektori me ministren në krah dhe kishin sinkronizuar retorikën, edhe pse Universiteti i Tiranës është i pavarur me kushtetutë.
Një institucion që nuk bën një vetëvlerësim, që nuk bën një analizë të vetvetes dhe nuk hedh në mjedisin e vet disa ide se si mund të reformohet sigurisht që ka kaluar në një situatë rënieje të vazhdueshme. Ajo që shikoj unë si problem është shtimi i pedagogëve dhe rënia e studentëve dhe universiteti është kthyer në një depozitë punësimi, ku hierarkia ka interes të shtojë pedagogët që punëson vetë në mënyrë që kur të vijnë zgjedhjet të fitojë vetë, duke u bërë mekanizëm elektoral.
Universiteti i Tiranës ka një lloj tradite, por kur vjen puna për të marrë vendime për buxhetet, për transparencën etj, unë si pedagog jemi jashtë loje.
Problemi i madh është se studentët janë të shtypur dhe ne u themi “ore pse nuk protestoni!”, ndërkohë që ata jetën e tyre nuk e mendojnë vetëm protestë, por duan edhe të shkollohen dhe në këtë aspekt ne i kemi nxjerrë jashtë loje”-tha pedagogu Goci.