AKTUALITET, 9 Tetor 2023, 22:29

Neritan Sejamini: Arsimi shqiptar ka mbetur në vitet 80', asnjë ndryshim nga arsimi në diktaturë!

Neritan Sejamini: Arsimi shqiptar ka mbetur në vitet 80', asnjë

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është diskutuar për arsimin në Shqipëri dhe problematikat e shumta që e shoqërojnë atë. 

Sejamini tha se problemet e arsimit janë sistemike dhe të thella. Ai shtoi se sot elita që e përbën strukturën drejtuese të universiteteve është e formuar në vitet 80' dhe e kanë lënë arsimin në këtë nivel. 

"Problemet e arsimit shqiptar janë të thella dhe sistemike. Sistemi arsimor nuk u reformua nga sistemi komunist. Arsimi në kohën e Enverit ishte ideologjik, i izoluar nga bota, 90% e dijes botërore nuk kishte hyrë. Këto nuk u reformuan.

Ju flisni për kërkim shkencor. 16 milionë euro buxheti për kërkim shkencor. 16 milionë euro bën një kilometër rrugë sot. Që këtu ka marrë fund kërkimi shkencor. Nuk ka godina, biblioteka, libra, kompjuter.

Në vitet 2000 qeveria e zotit Berisha, mori vendim ta masivizojë arsimin, përmes arsimit privat, duke dalë universitete kioska.

Në total, arsimi shqiptar është i pafinancuar dhe pakonceptuar. Të gjithë drejtuesit e arsimit, janë të gjithë të krijuar në vitet 80’.

Kemi elitë qe e mban arsimin në vitet 80'. Në koncept, metodë, investime, kemi mbetur në vitet 80’", deklaroi Sejamini.