TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një rrjet kriminal që trafikonte municione nga Shqipëria në ishullin e Kretës është goditur nga policia greke, ku janë arrestuar katër persona, mes tyre edhe një 65-vjeçar që dyshohet si kreu i bandës, i cili është dënuar sërish vite më parë për të njëjtën vepër penale.
Një megaoperacion është finalizuar nga autoritetet greke të cilët kanë bërë të mundur shkatërrimin e rrjetit të trafikut të armëve nga Shqipëria në Greqi.
Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se oficerët e policisë gjatë një operacioni të koordinuar me autoritetet në Hania dhe Kostur, bënë të mundur zbërthimin e këtij grupi kriminal të cilët merreshin me importimin ilegalisht të sasive të mëdha të municioneve nga vendi ynë.
Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i katër personave, ku një prej tyre rezulton të jetë shtetas shqiptar.
Pas hetimeve u faktua se anëtarët e mësipërm, që nga prilli i vitit 2025, kishin krijuar dhe ishin bashkuar me një organizatë kriminale, me qëllim importimin ilegal në vend dhe shpërndarjen e mëtejshme për shitje, në zona të Kretës, të sasive të mëdha fishekësh municionesh, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.
Për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin një mënyrë specifike veprimi, përkatësisht, ata mblidhnin porosi për municione dhe më pas kujdeseshin dhe siguronin sasitë e nevojshme nga një furnizues i panjohur që vepronte në Shqipëri .
Tre nga anëtarët udhëtonin me rrugë tokësore drejt kufirit me dy automjete, ku një prej tyre ishte një kamion i cili kishte një vend të posaçëm për të fshehur armët.
Kjo organizatë përbëhej nga katër persona, një 65 vjeç, i cili kishte formuar organizatën dhe mbante një rol qendror. Ai mblidhte porositë për fishekë, udhëtonte si bashkëdrejtues i një automjeti deri në kufi ku mbikëqyrte marrjen e municioneve dhe pagesën e parave, ndërsa vetë kujdesej për shitjen e tyre në Kretë. Anëtari tjetër është një 72-vjeçar, ai kishte ngritur një vend të posaçëm brenda kamionit me të cilin transportoheshin municionet, ndërsa drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte 65-vjeçari deri në kufi.
Sakaq, anëtari tjetër, i cili ishte dhe shoferi rezulton të jetë 73-vjeçar, ndërsa shqiptari është një 41-vjeçar. Ky i fundit ua siguronte armët personave të lartpërmendur dhe deri më tani dyshohet se i merrte nga një furnizues në Shqipëri, identiteti i të cilit ende nuk dihet.