AKTUALITET, 30 Qershor 2025, 22:42

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

Gazetari Andi Tela, duke komentuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Berisha, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se për Berishën duhen prova të pakundërshtueshme nga SPAK, por ai tha se me materialet që kemi parë, duket i vështirë dënimi i Berishës. 

“Ky është procesi i parë ndaj Sali Berishës dhe sado që të zgjasë, në fund ne do të kemi një vendim.

Për Sali Berishën me 35 vite karrierë politike, nuk ka rëndësi se sa dënohet, por nëse shpallet fajtor apo jo. Por kjo arrihet me prova të besueshme dhe me një gjykatë që bën drejtësi. Gjykatë militante dhe prokurorë militantë nuk do t’i bënin mirë vijimit të mëtejshëm të proceseve gjyqësore.

Në bazë të materialeve që janë, është shumë e vështirë që ta shpallësh fajtor, por nëse ajo do të ndodhë, duhen prova të pakundërshtueshme.”- tha Tela.