TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në administrim telefonin e gjetur brenda qelisë, që sipas të dhënave, i përkiste Laert Haxhiut.
Ky aparat tashmë është çuar në laboratorin e hetuesve specialë ku po punohet mbi hapjen e tij.
Menjëherë pas sekuestrimit të celularit të Haxhiut në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, celulari është sjellë në laborantin digjital të Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të zbërthehet për të parë komunikimet e “të fortit” të Lushnjës.
Deri më tani një grup hetuesish kanë në dorë një provë të fortë, pasi ka dyshime se Haxhiu ka pasur komunikime me njerëz të botës së krimit, duke vijuar aktivitetin e tij kriminal.
Në të tilla kushte për Laert Haxhiun mund të kërkohet një regjim i posaçëm “41 biss”.
Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, ndërkohë që pas ekstradimit nga Greqia do të gjykohet veçmas edhe si drejtues i një grupi kriminal që ka kryer 17 ngjarje të rënda kriminale në vendin tonë, që u rrëfyen nga bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani.
SPAK dyshon se Laert Haxhiu gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës ka patur komunikime me elementë kriminalë duke vijuar aktivitetin edhe nga qelia.
Po ashtu, kjo mund të jetë një arsye që për Haxhiun të kërkohet izolimi i tij në regjimin e ashpër 41 Biss.
Pak ditë më parë, një kontroll blic i kryer nga Policia e Burgjeve në qelitë e burgut të sigurisë së Lartë në Korçë, ka çuar në zbulimin e një aparati telefoni, që përdorej për thirrje telefonike nga Laert Haxhiu.
Haxhiu, kishte disa kohë që u transferua nga ambjentet e burgut Nr.313 në Tiranë në drejtim të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, aty ku vuajnë dënimin me burg përjetë dhe dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Mësohet se Haxhiu është përgjuar teksa fliste me persona të tjerë jashtë burgut, ndaj kontrolli në orët e mesnatës është kryer posaçërisht në qelinë e tij.
Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjes në vitin 2017, ku mbetën të vrarë dy persona, Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha.
Ndërkohë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht.
Aktualisht, Haxhiu po gjykohet në gjykatën e Posaçme për të paktën 17 ngjarje kriminale, mes të cilave vrasje e atentate, shpërthime me tritol e grabitje me dhunë.
Zbërthimi i bandës së tij erdhi përmes dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani. Laert Haxhiu, u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në qytetin e Janinës.