AKTUALITET, 1 Korrik 2025, 10:19

Ngjarja e rëndë në Patos: Arrestohet 36-vjeçari, dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e mitur

Ngjarja e  rëndë në Patos: Arrestohet 36-vjeçari, dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Patos në fshatin Sheqishtë.

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksulale me të bijën 12-vjeçe.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.