AKTUALITET, 12 Maj 2025, 13:13

VIDEO/ Pas zgjedhjeve, Rama zbulon si do duket ‘shtëpia’ ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian

VIDEO/ Pas zgjedhjeve, Rama zbulon si do duket ‘shtëpia’ ku do

Shfaqjen e parë pas zgjedhjeve kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama e bëri nga Shtëpia e Evropës” në sheshin Skënderbej ku të mbahet Samiti i Komunitetit Politik me 16 maj.

Kryeministri ka ndarë një video në rrjete sociale ku shihet teksa inspekton punimet e “shtëpisë” që do të mikpresë liderët evropianë, e mbuluar me pikturat e fëmijëve në vend. 

Rama e ka cilësuar mbajtjen e këtij samiti si diçka të jashtëzakonshme dhe një vlerësim të madh për vendin.