AKTUALITET, 12 Maj 2025, 10:27

Pogradec/ Lodhen numëruesit, ndërpritet numërimi i votave. Nuk paraqiten zëvendësuesit

Pogradec/ Lodhen numëruesit, ndërpritet numërimi i votave. Nuk

Është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ 70 në Pogradec. Në unanimitet anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vendosur ndërprerjen totale të numërimit deri në orën 12:00.

Shkak për ndërprerjen është bërë lodhja e numëruesve dhe mos paraqitja e numëruesve zëvendësues.

Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 171 nga 422 kuti, ku në avantazh është PS me 55% të votave, kurse PD 35%.