TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka shpallur paraditen e kësaj të hëne fitoren e forcës politike ku ajo bën pjesë në Bashkinë e Vorës.
Në një deklaratë për mediat Spiropali u shpreh se në këtë Bashki socialistët kanë fituar thellë, ndërkohë që më tej u shpreh me bindje të plotë se Partia Socialiste synon që në qarkun e Tiranës të sigurojë 20 mandate.
“Duhet të kishte dalë që mbrëmë dhe ky është qëndrimi ynë dhe juaji që keni pritur në këtë rezultat. Bashkia a Vorës do të kishte qenë bashkia e parë që do të shprehte fitoren e thellë. Partia Socialiste ka fituar në Vorë me një diferencë të thellë në Vorë për shkak të punëve të mira që ne kemi bërë këtu.
PS është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të viti dhe jo vetëm në muajin e zgjedhjes. Rezulton që Vora i ka dhënë fitoren Edi Ramës dhe e gjithë Shqipëria”, tha Spiropali