AKTUALITET, 12 Maj 2025, 11:39

Zgjedhjet/ Numërimi i votave, Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

Zgjedhjet/ Numërimi i votave, Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se

Ndërsa numërimi i votave vazhdon në të gjithë vendin, kandidati për deputet Tritan Shehu nga Gjirokastra ka deklaruar se është i bindur se PD do të ketë një rezultat të mirë.

Shehu tha për News24 se pret një rezultat “i cili do të shënojë pikërisht vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës ndaj këtij regjimi”

“Është akoma shpejt për të folur për rezultatin, presim numërimin e kutive të tjera.

Unë jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD. Një rezultat i cili do të shënojë pikërisht vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës ndaj këtij regjimi.

Pres që të marrin rezultatin më të mirë të mundshëm. Pres të përfaqësohet me 2 deputetë”, tha Shehu.