AKTUALITET, 4 Mars 2022, 17:56

Berisha: Rama tentoi të rikthejë diktaturën! Në 6 mars Shkodra i jep përgjigjen shkatërrimtare

Berisha: Rama tentoi të rikthejë diktaturën! Në 6 mars

Nga Shkodra ku mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi të rikthejë diktaturën. 

Berisha tha se, Rama u përpoq të rehabilitonte ish-xhelatët e regjimit komunist. 

Duke kërkuar votat për kandidatin e koalicionit opozitar "Shtëpia e Lirisë", Berisha tha se Shkodra do t'i japë Ramës përgjigjen shkatërrimtare në 6 mars. 

"Nuk ka një vend tjetër kund si Shkodra, një të dytë nuk gjen. Beteja me Shkodrën ë shtë betejë e humbur, beteja e Edi Ramës i cili sihte sopt përsëri këtu sepse ka humbur për shkak të problemeve psiqike që ka, nuk ka koherencë, përndryshe ai uk do të vinte kurrë në Shkodër, me ndërprerjen e fondeve që i ka bërë Shkodrës, me mashtrimet e mëdha, me përpjekjen e tij për të rikthyer, rehabilituar ish-xhelatët e diktaturës komuniste. Edi Rama ishte sot këtu por nuk kërkoi asnjëherë ndjesë për firmën e të atit, për varjen e poetit në vitin 1988. Edi Rama bëri gjithçka në këto vite të rikthejë hijet e zeza të diktaturës komuniste. Por 6 marsi është përgjigjja më shkatërrimtare e Shkodrës për përpjekjet e tij. Me 6 mars, Shkodra voton për qytetarët e saj, voton për një pranverë shprese të madhe, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë, voton për të dëshmuar mbështetjen e saj të fuqishme ndaj opozitës së vërtetë dhe pluralizimit në Shqipëri. Voton për të çelë dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të cilat kanë një rëndësi vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët", u shpreh Berisha.