TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë përfunduar në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit.
Keshtu, janë mbyllur homazhet shtetërore për gjyqtarin e vrarë, Astrit Kalaja, ku figura të njohura jo vetëm të drejtësisë i dhanë lamtumirën e fundit. Trupi i tij do të dërgohet për në Shkodër, ku do të prehet në vendin e lindjes, ku kane marre pjese qe nga kryeministri Edi Rama e ministri i Drejtesise Besfort Lamallari, e deri tek deputete, gjyqtare, prokurore dhe qytetare!
Në hollin e Pallatit të Kongreseve u zhvilluan homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën.
Një ngjarje e rëndë kjo jo vetëm për drejtësinë, por dhe për shtetin shqiptar, një skenë krimi që nxori në pah të metat madhore të sistemit ligjor si dhe të sigurisë në vend.
Homazhet nisën në orën 09:00 dhe përfunduan në orën 11:00. Figura e Astrit Kalasë do të nderohet nga figura shtetërore, kolegë, miq e familjarë, të cilët do t’i japin sot lamtumirën e fundit.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, Astrit Kalaja pritet të dërgohet në qytetin e lindjes, në Shkodër në orën 14:00-16:00 ku dhe do të prehet në paqe.
Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë e tretë në këtë çështje.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes sigurinë në ambientet e institucioneve të drejtësisë, ndërsa kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi masat e sigurisë në gjykata.
Dinamika e ngjarjes
Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor, në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Rreth orës 13:42, shtetasit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi kanë hyrë në gjykatë duke kaluar nëpërmjet pajisjes së skanimit (detektor metalesh), e cila ka sinjalizuar prezencën e objekteve metalike.
Pavarësisht alarmit, punonjësi i sigurisë Banush Koxha nuk ka kryer kontroll fizik dhe as ka regjistruar hyrjen e tyre në librin e protokollit, siç parashikon procedura standarde.
Dy shtetasit kanë qëndruar në hollin e pritjes deri në orën 15:29, kur janë futur në sallën e gjyqit nr. 3. Vetëm 6 minuta më pas, në momentin që gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkambi ka nxjerrë një pistoletë nga brezi dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit.
Kalaja, i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pavarësisht ndihmës së parë të ofruar në vendngjarje.
Në të njëjtin moment, autori ka qëlluar edhe në drejtim të shtetasve Rakip dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pas sulmit, autori ka dalë nga salla, ka dorëzuar armën te një punonjës tjetër gjyqësor dhe është neutralizuar dhe arrestuar menjëherë nga forcat e policisë në oborrin e Gjykatës.