AKTUALITET, 8 Tetor 2025, 11:18

Zbardhet dëshmia e re/ Kreu masakrën tek Apeli, rrëfehet autori: S’e kisha planifikuar krimin, gjyqtarin e qëllova kur…!

Zbardhet dëshmia e re/ Kreu masakrën tek Apeli, rrëfehet autori:

Zbardhet dëshmia e re e autorit të dyshuar të krimit që tronditi opinionin publik, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja.

Gjithçka ndodhi në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku pasi gjyqtari Kalaja lexoi vendimin që nuk ishte në favor të familjes ë tij, Elvis Shkambi, nxori pistoletën nga brezi dhe hapi zjarr ndaj zyrtarit të lartë.

Po ashtu ai plagosi dhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte konflikt.

Autori i krimit, pas arrestimit deklaroi para oficerëve të Krimeve të Rënda se i kishte ardhur në majë të hundës me zvarritjen e gjyqeve.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër.

Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, rrëfeu autori i krimit. Ai më pas u dorëzua para oficerëve të policisë.