AKTUALITET, 8 Tetor 2025, 10:28

Dëshmia/ “U çua nga karrigia dhe e qëlloi disa herë”, u plagos në gjyqin ku u vra gjyqtari Kalaja, Kurtaj: Mora babain nga dora dhe nisa të largohem, por Elvisi…!

Dëshmia/ “U çua nga karrigia dhe e qëlloi disa

Është zbardhur dëshmia e Ervis Kurtaj, i cili mbeti i plagosur së bashku me babain e tij Ragip Kurtaj, në seancën gjyqësore ku mbeti i vrarë me armë zjarri gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja.

“Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishtë në favor tonin, në atë moment është cuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogel, por sa dëgjova krismat kapa babin tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh”, ka deklaruar ai për hetuesit.