AKTUALITET, 8 Tetor 2025, 10:36

3 muaj në paraburgim/ U arrestua në Dubai, merret vendimi për tik-tokerin shqiptar. Ja për çfarë akuzohet

3 muaj në paraburgim/ U arrestua në Dubai, merret vendimi për

Pas një periudhe tre mujore në paraburgim në Dubai, TikTokeri i njohur Cllevio, me emrin e vërtetë Kleviol Ahmeti, ka pranuar ekstradimin drejt Shqipërisë.

Burime pranë autoriteteve bëjnë me dije se ai ka nënshkruar dokumentet për ekstradim dhe pritet të mbërrijë në Tiranë sot, më 8 tetor, nën mbikëqyrjen e Interpol-it. Pas kthimit, Cllevio do të përballet me akuzat që, sipas tij, janë ngritur nga kundërshtarë të shumtë.

Ahmeti ka shprehur vetë dëshirën për të ardhur dhe përballur me akuzat, i shpallur në kërkim për djegien e makinës së personazhit të rrjeteve sociale Kozak Braçit, pasi pagoi 2 persona me 1500 euro.

Ahmeti është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më parë ka qenë i dënuar për trafik droge.

Cllevio, një nga personazhet më të komentuar të rrjeteve sociale, është bërë i njohur për videot virale në TikTok, deklaratat e forta dhe konfliktet publike me emra të tjerë të njohur të muzikës dhe internetit. Shpeshherë, sjelljet e tij kanë shkaktuar reagime të shumta, duke e kthyer në një figurë sa të ndjekur, aq edhe të diskutueshme.

3 muaj në paraburgim/ U arrestua në Dubai, merret vendimi për